Shtypet nga mjeti që ngjesh asfaltin deri sa po punonte, ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18 vjeçar në Fier ka ndërruar jetë pasi është shtypur teksa po punonte në Bypassin e Fierit.

Lajme

16/10/2019 19:16

Ai është goditur nga një 41-vjeçar i cili po përdorte ‘rrulin’ që ngjesh asfaltin.

Njoftimi:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./tch