Shtyhet sërish ndeshja Drita – Llapi

Ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për më vonë, ka njoftuar Federata e futbollit të Kosovës.

Sport

07/10/2020 09:26

Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës dhe në bazë të Rregullores së Garave klubi që jep dy apo më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes i aprovohet.

Komisioni i Garave së shpejti do të caktojë një termin të ri për këtë ndeshje.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbetur Drita-Trepça’89 do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00, thuhet më tutje në njoftimin e FFK-së. /Lajmi.net/