Shtyhet prapë Bashkimi Qeveritar

Shtyhet për herë të dytë mbledhja e përbashkët e Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo pritej të mbahej nesër, por është shtyrë për në janar. Nuk është konfirmuar zyrtarisht, por raportohet se kërkesa për shtyrje ka ardhur nga Qeveria Shqiptare.

Lajme

14/12/2013 11:20

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e paralajmëruar të mbahet nesër në Prizren, është shtyrë për herë të dytë.

Radio Kosova ka raportuar sot se kjo mbledhje pritet të mbahet gjatë janarit të vitit të ardhshëm.

Shtyrja nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Sipas Radio Kosovës, kërkesa për shtyrjen e kësaj mbledhjeje ka ardhur nga Qeveria e Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët e Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ishte planifikuar të mbahej fillimisht në muajin nëntor në Prizren, por u shty për shkak se koha e mbajtjes së saj përkonte me fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë.