Dështon sërish interpelanca e Haradinajt për rritje pagash
Ka dështuar të mbahet sërish interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe debati për raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë.
Lajme
Është shtyre për të enjten seanca ku kryeministri Ramush Haradinaj duhet të deklarohet para Kuvendit të Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.
Ndër pikat e mbetura nga seanca e kaluar ishte interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor iu ka adresuar Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. /Lajmi.net/