Shtyhet për seancën e radhës shqyrtimi i Projektligjit për shërbimet Postare

Projektligji për shërbimet postare nxiti shumë debat në Kuvend. Kjo pasi disa amandemente janë në kundërshtim me direktivat e BE-së.

Lajme

12/07/2018 11:20

I njëjti ligj me votat e deputetëve u tërhiq dhe do të jetë në rendin e ditës në seancën e radhës, shkruan lajmi.net.

Për tërheqjen e këtij ligji nga shqyrtimi në seancën e sotme votuan 43 deputetë, kundër ishin 26, kruse 6 abstenuan.

Në këtë seancë ndryshe u votua edhe Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes, Ligji për Automjete dhe ai për Efiqiencë të Energjisë. /Lajmi.net/