Shtyhet ndeshja e Superligës së Kosovës e paraparë të luhet të dielën

Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit, kërkesa për shtyrje ka ardhur nga Sigal Prishtina. “Ndeshja e radhës në Superligës është shtyrë me kërkesën e Sigal Prishtinës. Për…

Sport

18/03/2023 23:04

Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, kërkesa për shtyrje ka ardhur nga Sigal Prishtina.

“Ndeshja e radhës në Superligës është shtyrë me kërkesën e Sigal Prishtinës. Për terminin e ri, do t’iu njoftojmë me kohë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkimit.

Takimi mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës ishte paraparë të zhvillohet të dielën (nesër).

Sigal Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 44 pikë. Bashkimi ka 36 pikë në pozitën e 36./Lajmi.net/