Shtyhet ndeshja e La Ligas (Video)

Ndeshja e La Liga ndërmjet Osasunës dhe Zaragozës e cila me planprogram kishte për tu zhvilluar në ora 12:00, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës.

Sport

01/02/2015 14:40

Bora e madhe e ka kapluar shtetin e Spanjës, e sidomos në stadiumin e Osasunës, ku është e pamundur të zhvillohet një lojë.

Përballja ndërmjet Osasunës dhe Zaragozës është shtyrë në afat të pacaktuar, pasi bora e madhe ka bërë që stadiumi të mos ketë kushte normale për lojë.

Video