Shtyhet “Hardh Fest 2021”
Që nga data 30 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja të miratuara nga qeveria Kurti.

Lajme
Masat e reja parashohin bartjen e obligueshme të maskes, ora policore nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit,shkurtimi i orarit të gastronomisë deri në orën 21:30, hyrja në territorin e Kosovës vetëm me kartelën e vaksinës së plotë të kryer ose me njërën dozë apo me testin PCR negativ, të cilat parashihen të jenë në fuqi deri me 13 shtator.
E pas këtyre masave të ndërmarra, në pamundësi për t’u mbajtur, është shtyrë Hardh Fest, transmeton lajmi.net.
Hardh Fest është shtyrë deri në një datë më të përshtatshme të realizimit.
Festivali i rrushit që mbahet çdo vit në Rahovec është paraparë të mbahet me datën 3, 4 dhe 5 shtator dhe ka për qëllim promovimin e verës dhe rakisë.
Këtë vit Hardh Fest, feston vitin jubilar, vitin e 20-të me radhë./Lajmi.net/