Shtyhet grumbullimi i Kosovës në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.07.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Sport

01/08/2020 13:16

Një ndër ta është edhe shtyrja e grumbullimit të përfaqësueseve A të Kosovës, të cilat ishin paraparë të ndodhin gjatë muajit gusht.

Një gjë e tillë ka ndodhur si pasoj e zhvillimeve të fundit me pandeminë Covid-19.

“Ka marrë vendim që të shtyjë grumbullimet e Përfaqësueseve A të Kosovës (Meshkuj/Femra) që ishin paraparë gjatë muajit gusht 2020 për shkak të zhvillimeve të fundit me pandeminë COVID-19 në vendin tonë dhe ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve që në koordinim me Sekretaren e Përgjithshme të ri-planifikojë dhe vendosë për grumbullime të mëvonshme në bazë të situatës dhe udhëzimeve nga autoritetet dhe institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/