Shtyhet festa e Bayernit

Bayern Munich mposhti Mainzin në udhëtim me rezultat 2:0, mirëpo rivalët nuk e lejuan që sot të festojë titullin e ri të kampionit në Bundesligë. Pas një pjese të parë pa gola, gjiganti bavarez fitoi në dhjetë minutat e fundit kur Bastian Schweinsteiger i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 82’të. Kurse, golin që…

Sport

22/03/2014 16:26

Bayern Munich mposhti Mainzin në udhëtim me rezultat 2:0, mirëpo rivalët nuk e lejuan që sot të festojë titullin e ri të kampionit në Bundesligë.

Pas një pjese të parë pa gola, gjiganti bavarez fitoi në dhjetë minutat e fundit kur Bastian Schweinsteiger i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 82’të.

Kurse, golin që e vulosi fitoren e realizoi Mario Gotze në minutën e 87’të. Ylli kosovar Xherdan Shaqiri nuk ishte titullar por u inkuadrua në lojë në minutën e 73’të në vend të Arjen Robbenit.

Bayerni nuk arriti të festojë titullin pasi Borussia Dortmund dhe Schalke shënuan fitore në duelet tjera. Dortmund mposhti Hannoverin 0:2, kurse Schalke fitoi si vendas ndaj Braunschëeig me rezultat 3:1.

Festa e Bayernit është shtyrë për në javën e ardhshme kur Bayern me fitore në udhëtim ndaj Herthas do të festojë titullin.

Rezultatet:

Hannover – Dortmund 0:3

Mainz – Bayern M 0:2

Schalke – Braunschweig 3:1

Stuttgart – Hamburg 1:0

Wolfsburg – Augsburg 1:1