Shtyhet edhe një tjetër kompeticion, shkaku i koronavirusit

Koronavirusi ka bërë që pothuajse të gjithë kompeticionet sportive të shtyhen.

Sport

19/03/2020 10:32

Pas pezullimit të Ligës së Kamponëve dhe Ligës së Evropës nga UEFA, gjatë ditës së sotme është marrë vendimi që të shtyhet edhe Copa Libertadores [ekuivalenti i LK-së në Evropë].

Këtë e ka konfirmuar Konfederata e Amerikës së Jugut nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Conmebol është i angazhuar për të parandaluar COVID-19, tashmë në rrezik zgjerimi, dhe në mbrojtjen e lojtarëve, stafeve teknike, delegatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve, shtypit dhe tifozëve, ndaj mori vendimin për pezullimin e ndeshjeve të planifikuara më parë, fillimisht deri më 5 maj 2020”.

“Ne kërkojmë nga klubet të bëjnë kujdesin e duhur për të shmangur përhapjen e virusit dhe të zbatojnë protokollet e parandalimit të sugjeruar nga autoritetet kompetente. Conmebol do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën me autoritetet kompetente dhe do të mbajë kontakte të përhershme me komunitetin e futbollit të Amerikës së Jugut gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/