Shtyhet debati për migrimin, arsyeja e mungesa e qeveritarëve në Kuvend

Me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së, e cila vet kishte kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të debatohet për ikjen e qytetarëve, ky debat është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajme

23/01/2015 17:03

Kuvendi i Kosovës me 56 vota pro dhe 20 kundër, me kërkesë të propozuesit, Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shtyrë për ditën e hënë në ora 13:00 debatin lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës. 

Propozimin për shtyrje e kanë përkrahur të gjitha partitë politike. Arsyeja e shtyrjes së këtij debati u tha se po behte për shkak se në seancë nuk ndodhej askush nga kabinetit qeveritar. 

Kundër shtyrjes së këtij, debati ishin dy nënkryetaret e Kuvendit Xhavit Haliti dhe Sabri Hamiti. 

Xhavit Haliti tha se ai si kryesues i seancës nuk garanton që seanca mund ta mbahen të hënën.