Shtohen telashet për Koeman, Coutinho pëson lëndim dhe humb ndeshjen ndaj Juventus

Philippe Coutinho është problemi i radhës te skuadra e Barcelonës.

Sport

25/10/2020 14:05

Mesfushori me tipare ofensive, Philippe Coutinho, ka pësuar një lëndim gjatë ‘El Clasicos’ së luajtur dje.

Braziliani iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe rezultatet nuk janë aspak të mira për të.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Barcës, Coutinho ka probleme me muskulin e këmbës së majtë, transmeton lajmi.net.

Me shumë gjasë, Coutinho do të humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Juventus.

Mbete të shihet se sa kohë do t’i duhen lojtarit për rikuperimin. /Lajmi.net/