Shtohen dyshimet – Partey ndodhet në Londër, nuk ka udhëtuar me skuadrën

Janë shtuar edhe më shumë dyshimet se Thomas Partey është lojtari për të cilin u raportua dje se u arrestua nga policia londineze me akuzën për përdhunim.

Sport

05/07/2022 17:14

Është pikërisht Chris Weatley i cili thotë se mesfushori nuk ka udhëtuar me Arsenalin për turin parasezonal në Gjermani.

I njëjti orë më parë e tha të kundërtën, por siç duket informacioni tashmë është konfirmuar dhe bëhet fjalë pikërisht për ganezin.

Gjithsesi, ende nuk janë dhënë detaje të plota se kush është lojtari i arrestuar nga policia londineze.

Ajo që u tha ishte se lojtari i arrestuar ishte i moshës 27 – 29 vjeçare. /Lajmi.net/