Shtiret si i paralizuar, futet në fushë

Një tifoz është shtirë si i paralizuar, duke u futur në stadium me karrocë, por diçka e pazakontë ka ndodhur më pas. Në ndeshjen SHBA – Belgjika, ky tifoz përfundoi në fushë.

Sport

03/07/2014 10:10

Diçka e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Belgjikës.

Në fakt, një tifoz e ka zgjedhur një mënyrë të mirë për t’u futur në stadium. Ai është shtirë si i paralizuar dhe e ka parë veten afër fushës, me karrocën e tij.

Por, të ngritet në këmbë një i ‘paralizuar’, ndodh vetëm në Brazil. Tifozi u ngrit dhe përfundoi në fushë.

Të gjithë pyetën se si mundi të futej në fushë ky stadium, kur siguria është e lartë dhe tifozët tjerë e kanë të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Por, përmes kësaj fotografie, ju mund ta shihni saktë se si ka mundur ky tifoz të përfundojë në fushën e lojës, për ta ndërprerë atë përkohësisht.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit shtiren si të paralizuar, vetëm për t’u futur në stadiumet braziliane, për ta përcjellë Botërorin.

Disa prej tyre janë kapur nga aparatët fotografikë duke u ngritur në këmbë për të festuar, kur ka shënuar ekipi i tyre i zemrës.