Shtime: Vdes gruaja shtatzënë së bashku me fëmijën – burri akuzon mjekët për mos kujdes

Një grua shtatzënë bashkë më fëmijën e saj njoftohet të kenë humbur jetë.

Lajme

25/01/2022 08:32

Në raportin 24 orësh të policisë theksohet se ankuesi mashkull ka raportuar se për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, apo mos kujdesit bashkëshortja e tij dhe fëmija kanë ndërruar jetë.

Rasti është në procedurë hetimore.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJËSHËM MJEKËSOR
Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore.”./Lajmi.net/