Shteti që nuk ka raportuar asnjë vdekje të koronavirusit për nëntë ditë rresht

Kuba ka kaluar nëntë ditë pa raportuar vdekje nga koronavirusi që nga e hëna, bëri me dije në një konferencë shtypi Dr Francisco Durán, drejtori kombëtar i epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit Publik të Kubës.

Bota

08/06/2020 21:50

Ai gjithashtu deklaroi se kishte vetëm nëntë raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Gjatë fundjavës, Presidenti Kuban Miguel Díaz-Canel tha se virusi ishte “nën kontroll” në Kubë dhe qeveria së shpejti do të njoftonte masa për të rihapur gradualisht ishullin.

Që nga shpërthimi, zyrtarët kubanë kanë ndaluar pothuajse të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për në ishull dhe jashtë tij, duke e bërë të detyrueshëm vendosën e maskës dhe duke iu kërkuar të të gjithë të infektuarve me Covid-19 të shkojnë në spitalet e drejtuara nga qeveria.

Kuba ka gjithsej 2,200 raste të koronavirusit dhe 83 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. /Lajmi.net/