Shteti “në gjumë”: Para false shiten lirshëm në rrjete sociale

Ditëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet kur Policia ka raportuar për para të falsifikuara.

Lajme

25/03/2022 08:58

Siç kanë konfirmuar para disa ditësh nga Forenzika e Kosovës për lajmi.net, më së shumti e falsifikuar është kartëmonedha 100 euroshe.

E një veprimtari e tillë e falsifikimit të parave ka marrë hov tanimë edhe përmes rrjeteve sociale.

Në rrjetin social “Tik Tok”, janë hapur llogari të cilat shesin para të falsifikuara.

Një të tillë, të cilën e ka parë lajmi.net, shihet se si vë në shitje kartëmonedha false në këmbim të kritpovaluta, si formë pagese më e sigurt.

Madje kjo faqe poston edhe biseda me klientët të cilët thotë se janë të kënaqur me kualitetin e parave false.

Siç shihet në videot e postuara, shuma e parave të falsifikuara nga ky person i paidentifikuar është shumë e madhe. /Lajmi.net/