Shteti me shifra të frikshme me COVID-19: 100 mijë raste në katër ditët e fundit

India vazhdon të shënojë shifra të larta të infeksioneve me COVID-19.

Bota

14/07/2020 09:26

Më shumë se 100,000 njerëz në Indi kanë testuar pozitivë për COVID-19 vetëm në katër ditët e fundit, tha Ministria Indiane e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjeve të martën, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Vendi regjistroi 28.498 raste të reja dhe 553 vdekje të reja në 24 orët e fundit, tha ministria. Kjo rrit totalin e vendit në 906.752 raste dhe 23.727 vdekje.

Jo të gjitha këto raste janë aktive: Më shumë se 571,000 janë shëruar nga virusi, duke lënë 311.565 raste ende aktive, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 12 milionë teste janë kryer në shkallë vendi, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore. /Lajmi.net/