Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Irak

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një autobus afër qytetit Kerbala të Irakut që la të vrarë 12 persona.

Bota

22/09/2019 12:20

Shërbimet e sigurisë së Irakut thanë të premten se 12 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus eksplodoi në jug të Bagdadit.

Dy zyrtarë policorë në zonë thanë se eksplozivi ishte vendosur në autobus dhe shpërtheu në hyrje të qytetit, duke i vënë flakën automjetit. /rel