“Shteti Islamik është i copëtuar, e morëm Sirtën“

Forcat libiane kanë marrë kontrollin e plotë të Sirte, një qytet që e mbanin xhihadistët e Shtetit Islamik, thanë zyrtarët libianë.

Bota

05/12/2016 23:38

“Forcat tona kanë kontroll të plotë të Sirte” pas një beteje që zgjati më shumë se gjashtë muaj, i tha AFP një zëdhënës i forcave pro-qeveritare, Reda Isa, transmeton lajmi.net.

Isa ka thënë se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) po “shpërbëhet”.

Sirte është qyteti i fundit i madh që ishte nën kontrollin e Shtetit Islam. /Lajmi.net/