Shteti duhet t’i mbështesë të akuzuarit nga Specialja

Nxjerrjen e Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale avokatët e kanë vlerësuar hap të drejtë të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Lajme

10/08/2015 07:58

Arianit Koci dhe Tomë Gashi kanë deklaruar për “Epokën e Re” se dërgimi i të akuzuarve të mundshëm jashtë vendit pa mbështetje financiare do të ishte diskriminim.

Sipas tyre, në të gjitha gjykatat ndërkombëtare shtetet participojnë dhe i ndihmojnë financiarisht qytetarët e tyre që akuzohen.

“Ata janë të pafajshëm derisa fajësia e tyre nuk vërtetohet në formë të prerë. Të akuzuarit eventualë do të dërgohen në paraburgim jashtë Kosovës dhe shumë prej tyre nuk do të vizitohen prej familjeve për shkaqe financiare. E drejta për vizitë është fundamentale”, ka thënë Koci. /Epoka e Re