Shtetasit e Shqipërisë në vendin e dytë: kush dëbohet më së shumti nga Zvicra?
Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2446 dëbime nga Zvicra. Deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e tyre e kanë lëshuar Zvicrën, dhe autoritetet…
Bota
Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2446 dëbime nga Zvicra.
Deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e tyre e kanë lëshuar Zvicrën, dhe autoritetet presin që kjo përqindje të rritet.
Gjatë vitit 2023 ishin regjistruar 2250 urdhra dëbimi, prej të cilëve rreth 73 për qind ishin larguar deri në mesin e vitit 2024, njofton gazeta zvicerane “Blick”.
Statistika e re tregon edhe origjinën e personave të dëbuar.
Shqipëria renditet e dyta në listë, me 11,5 për qind të të gjitha dëbimeve të ekzekutueshme, menjëherë pas Algjerisë (14 për qind).
Pas Shqipërisë renditen Rumania (9,6 për qind), Franca (6,4 për qind) dhe Maroku (5,8 për qind).
Shumica e të dëburave janë të moshës 25-34 vjeç, ndërsa vetëm 7 për qind e të dëbuarve janë gra.
SEM ka publikuar gjithashtu të dhëna mbi ndalimet e hyrjes në Zvicër.
Në vitin 2024 janë vendosur 10’146 ndalime hyrjeje, kryesisht ndaj burrave (83 për qind).
Kombësitë më të prekura janë Algjeria (837 raste), Siria (786), Maroku (708), Turqia (700) dhe Afganistani (554).