Shtëpia katërshekullore në Ceceli të Vushtrrisë dhe historia që bartë më vete

U shfrytëzua si shkollë, odë e shtëpi, ky objekt i ndërtuar me gurë i mbijetoi kohës e dorës së armikut për 400 vjet me radhë.

VIDEO

02/01/2021 20:30

Kjo shtëpi në fshatin Ceceli të Vushtrrisë bartë në vetë shumë histori, përveç që ishte ndër shkollat e para shqipe të kësaj rrethine, njëra nga dhomat këtu dikur shërbente edhe si vendtakim për banorët e fshatit.

Nazmi Musiqi, kishte jetuar dikur në këtë shtëpi, ai na flet pse si është trashëguar brez pas brezi.

E përbërë nga dy kate, ky objekt është i gjithë i ndërtuar me gur, ka qenë edhe ndër shtëpitë e para të ndërtuara në këtë fshat.

YouTube player

Historiani, Jeton Sallahu ka thënë se sipas stilit të ndërtimit besohet se kjo shtëpi të jetë ndërtuar gjatë shekullit të 17.

Sipas tij, shtëpia përveç që ka një rëndësi historike disashekullore, ky ka luajtur edhe funksionet e tjera, prandaj beson se do të duhej të kthehet në muze.

Përkundër që i ishte dhënë flaka disa herë, muret e kësaj shtëpie qëndrojnë akoma në këmbë. /Lajmi.net/