Shtëpia e jashtëzakonshme në Austri (Foto)

Viteve të fundit, njerëz nga e gjithë bota kanë filluar t’i bëjnë realitet idetë e tyre, ide këto të cilat tregojnë se si duhet të jetë një shtëpi ideale.

Fun

11/03/2015 20:44

Kjo shtëpi e vogël e vendosur në lindje të Tyrol, Austri, ishte dizajnuar nga Peter Jungmann. Për shkak të dizajnit të saj unik, asaj i është dhënë emri “Ufogel”, një bashkim i fjalëve “UFO” dhe “Vogel”, që do të thotë “zog” në gjuhën gjermane.

Shumica e njerëzve që e kanë parë Ufogel-in janë mahnitur nga luksi i saj, duke e pasur parasysh faktin që ajo është vetëm 45 metra katrore, transmeton Lajmi.net.

Ajo përdor hapësirën në mënyrë maksimale dhe është plotësisht e mobiluar. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të kësaj shtëpie se si duket ajo brenda, duke përfshirë dhomat e gjumit, kuzhinën, banjon dhe hapësirat tjera të jetesës.

Në çdo foto tregohet ndërtimi i shtëpisë, e cila ka pak ndikim në natyrë. Pamje të shtëpisë mund të shihni në galerinë më poshtë:

Dhoma e ngrënies
Dhoma e ngrënies

Dhoma e ndejës është e vendosur në anën e djathtë. Dritarja afër dhomës së ngrënies dhuron një dritë natyrale për dhomën.

Kuzhina
Kuzhina

Menjëherë përballë dhomës së ndejës është kuzhina. Stufa e vendosur këtu jo vetëm që ofron një metodë për të gatuar, por gjithashtu nxehtësi.

Dhoma e ndejës
Dhoma e ndejës

Menjëherë mbi dhomën e ngrënies është ajo e ndejës, apo hapësira familjare. Dritarja e madhe dhuron dritë natyrale të diellit që reflektohet nga panelet e drurit.

Njëra dhomë e fjetjes
Njëra dhomë e fjetjes

Duke përcjellë shkallët të vendosura në të majtë të dhomës së ndejës, mysafirët do të arrijnë në dhomën e parë të fjetjes që është shumë e bukur.

Dhoma e dytë e fjetjes
Dhoma e dytë e fjetjes

Dhoma e dytë e fjetjes që është më e vogël është e vendosur në të djathtë të dhomës së parë. Një perde është vendosur për privatësi.

Banjo
Banjo

Në anën e djathtë të të dy dhomave është banjo. Edhe këtë herë dritaret janë përdorur për të promovuar ndriçim natyral.

Gjithashtu, është bukur të shohësh se si kjo shtëpi e vogël duket gjatë dimrit. Më poshtë mund ta shihni në foto:

Ufogel - Një pamje e Austrisë
Ufogel – Një pamje e Austrisë