Shtëpi nga kontejneri

Idetë e ‘çmendura’ të njerëzve s’kanë fund. Nga një kontejner, në një shtëpi të vogël, por luksoze. Një artist që jeton në ish zonën industriale të San Antonios, Texas, së bashku me anëtarët tjerë të firmës ‘Poteet Architects’, e ka shndërruar një kontejner në një shtëpi të cilën të gjithë ne do ta donim. Ata…

Lifestyle

18/02/2014 19:13

Idetë e ‘çmendura’ të njerëzve s’kanë fund. Nga një kontejner, në një shtëpi të vogël, por luksoze.

Një artist që jeton në ish zonën industriale të San Antonios, Texas, së bashku me anëtarët tjerë të firmës ‘Poteet Architects’, e ka shndërruar një kontejner në një shtëpi të cilën të gjithë ne do ta donim.

Ata vendosën dyer rrëshqitëse, dritare, ngrohje, kondicioner të ajrit dhe një banjo të vogël, për ta bërë atë një vend perfekt për vizitorët, të cilët duan ta kalojnë aty një natë.

Edhe vendndodhja e këtij kontejneri luksoz është mjaft e veçantë. Ai është i rrethuar nga pemë të ndryshme dhe duket si të jetë në mes të malit. Një gjë ju garantojmë: aty do ta kalonit një natë të paharrueshme.