“Shtegtarët e Lirisë” arrijnë në Belgjikë

“Shtegtarët e Lirisë”, kanë hyrë në territorin e Belgjikës, duke besuar se do të kenë sukses në misionin tyre për liberalizim të vizave për kosovarët.

Lajme

09/07/2014 12:41

Katër qytetarët nga Gjilani, të njohur si “Shtegtarët e Lirisë”, të cilët kishin nisur rrugëtimin e tyre në këmbë nga Kosova  për në Bruksel, për të kërkuar liberalizimin e vizave për kosovarët kanë hyrë në territorin e Belgjikës.

Sipas një foto të postuar në Facebook, nga njëri prej anëtarëve të këtij grupi ata, me datë 17 korrik do të jenë në Bruksel në pas orës 2 para selisë të Bashkimit Evropian, kurse kthimi për në Kosovë pritet të jetë me datë 18 Korrik.

Në postim thuhet se Nazim Ajdini, JahiMustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha janë me shëndet të mirë dhe të fortë moralisht dhe fizikisht dhe besojnë në realizimin e qëllimit të misionit për kauzën për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Rruga jonë ishte së bashku me gjithë popullin shqiptar kudo që janë dhe ata që pa kursyer aspak dhe asgjë dhe kontribuuan në këtë mision për Kosovë”, thuhet në këtë postim.