Shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë, e Ismail Qemailit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se ka rënë dakord me grupin e intelektualëve nga Vlora për vendosjen e shtatores së Ismail Qemailit në Prishtinë, ndërsa Hasan Prishtinës në Vlorë.

Lajme

14/11/2014 14:48

Kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë brenda muajit nëntor, kur edhe shënohet përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Lexoni më poshtë shkrimin e kryetarit Ahmeti të bërë publik në Facebook:

Sot, në Prishtinë qëndruan grupi i intelektualëve të Vlorës, më të cilët para disa muajve filluam iniciativën e këtij nëntori. Ata kërkuan nga Komuna e Prishtinës aprovimin për vendosjen e shtatores së Ismail Qemailit në Prishtinë të punuar nga Luan Mulliqi, ndërsa ne kemi kërkuar nga Bashkia e Vlorës vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë”.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, njëzëri vendosi në parim për shtatoren e Ismail Qemajlit. Ndërsa delegacioni nga Vlora sot na solli vendimin e Bashkisë së Vlorës për të vendosur shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë.

I falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në jetësimin e kësaj iniciative.