Shtatë viktima dhe 411 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.

Lajme

22/10/2021 19:02

Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë, përcjell Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive. /Lajmi.net/