Shtatë trajnerët që kërkojnë skuadra të reja

Afati kalimtar veror pritet të sjellë shumë befasi.

Sport

27/02/2019 10:26

Jo vetëm nga transferimi i lojtarëve, por edhe nga ndryshimet në stol që do t’i bëjnë skuadrat.

Disa trajnerë kanë të ardhmen e paqartë të tyre te skuadrat aktuale, ndërsa disa të tjerë po kërkojnë skuadra të reja, përcjell lajmi.net.

Jose Mouronho po kërkon që të rikthehet në futboll, pas shkarkimit nga Manchester United, ndërsa në një situatë të tillë janë edhe Antonio Conte, Zinedine Zidne dhe Arsene Wenger.

Nga ana tjetër, Maxi Allegri mund të shkarkohet nga Juventus, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, gjersa Luciano Spalletti e ka humbur besimin te Interi.

Maurizio Sarri me shumë gjasë do të shkarkohet nga Chelsea, pas formës së dobët që po kalonë skuadra. /Lajmi.net/