Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë rezultojnë negativ për koronavirus

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Bashkia e Pukës për sa i përket situatës më koronavirus.

Lajme

29/03/2020 11:09

7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me një pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë.

Lajmin e ka dhënë vetë Bashkia e Pukës me anë të një postimi në Facebook ku duke falënderuar Zotin thotë se punonjësit nuk janë të infektuar.

Mesazhi i publikuar nga Bashkia e Pukës:

Mirmengjes me këtë lajm fantastik.

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

Faleminderit ZOT!

Bashkë mund t’ja dalim!”