Shtatë kapitenët e vetëm që arritën të fitonin ‘tripletën ndërkombëtare’

Fotoja e trofeve që ngre Jordan Henderson po bëhet shumë e shpeshtë dhe ai është bërë vetëm një nga shtatë futbollistët që kanë arritur të ngrisin 'tripletën ndërkombëtare'.

Sport

25/12/2019 10:37

Tifozët e Liverpoolit nuk lodhen duke parë kapitenin e tyre të ngre lartë trofe pas trofeu, dhe sa ikonike po bëhet, ata këtë sezon mund ta shohin duke ngritur edhe trofeun e Premierligës.

Sidoqoftë, tre trofetë që ai ngriti këtë vit, tashmë e futën atë në një listë të ekzaltuar dhe bashkohet me gjashtë futbollistë të tjerë që kanë ngritur Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube në të njëjtin vit, përcjell lajmi.net.

Më poshtë lista e kapitenëve që ngritën tre trofetë madhor:

Fernando Hierro – Real Madrid, 2002

Carles Puyol – Barcelona, 2009

Philipp Lahm – Bayern Munich, 2013

Andres Iniesta – Barcelona, 2011, 2015

Iker Casillas – Real Madrid, 2014

Sergio Ramos – Real Madrid, 2016, 2017

Jordan Henderson – Liverpool, 2019. /Lajmi.net/