Shtatë futbollistë të Juventusit kushtuan sa Illarramendi
Juventus i ka blerë shtatë futbollistë për 40 milionë euro, aq sa Real Madrid pagoi për transferimin e mesfushorit Asier Illarramendi.

Sport
Juventus e eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Bianconerët triumfuan ndaj Los Blancos të favorizuar përkundër faktit se janë klub me shpenzime dukshëm më të vogla.
E sa për të bërë një krahasim që në fakt është i pabesueshëm, Juventus bleu shtatë futbollistë, me totalin e shumës që Real Madrid pagoi për transferimin e mesfushorit Asier Illarramendit, që kushtoi 40 milionë euro.
Paul Pogba, Andrea Pirlo, Arturo Vidal, Patrice Evra, Fernando Llorente, Alvaro Morata e Carlos Tevez iu bashkuan Juventusit me të njëjtën shumë të parave.