SHSKUK: 4-vjeçarja erdhi nga Gjakova në gjendje të rëndë, kishte infeksion akut të lartë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka reguar në lidhje me trajtimin mjekësor të 4 vjeçares nga Gjakova që vdiq tragjikisht. Sipas QKUK-së, pacientja është dëguar nga Spitali i Gjakovës, e intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore, shkruan lajmi.net. Ndërsa QKUK bën të ditur se…

Lajme

21/02/2024 15:25

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka reguar në lidhje me trajtimin mjekësor të 4 vjeçares nga Gjakova që vdiq tragjikisht.

Sipas QKUK-së, pacientja është dëguar nga Spitali i Gjakovës, e intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Ndërsa QKUK bën të ditur se në këtë klinikë janë kryer të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmive përkatëse, thuhet në njoftim.

Pas analizava SHSKUK shpjegon se pas të gjitha konsultave, 4 vjeçarja ishte vendosur në trajtim të mëtejm në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës sepsë.

Pas marrjes së të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024.

Në njoftim ShSKUK ka kërkuar nga Spitali Përgjithshëm në Gjakovë dhe nga QKUK që të japin raporte të detajizuara.

Njoftimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me trajtimin mjekësor të 4 vjeçares nga Gjakova, sqaron, se e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore, rreth orës 15:00, të datës 17 shkurt 2024, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pacientja sjellët nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore.

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse.

Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë).

Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024.

ShSKUK, ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali Përgjithshëm në Gjakovë dhe nga QKUK dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë.

ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme. /Lajmi.net/