Shqyrtohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje.

Lajme

16/04/2019 08:07

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan lajmi.net.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019-2023, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Më poshtë ju sjellim pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 04.03.2019, 06.03.2019, 20.03.2019 dhe 28.03.2019;
  3. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2019-2023, e ftuar Ministrja Dhurata Hoxha;
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-101 për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  6. Të ndryshme. /Lajmi.net/