Shqiptarja “me kancer” i zhvat 100 mijë $ 84-vjeçarit, ikën me pushime

Një 24-vjeçare shqiptare i ka marrë një mbi 100 mijë dollarë një të moshuari amerikane me anë të mashtrimit.

Lajme

03/12/2015 22:46

Anisa Llega mori këtë shumë parash nga një 84-vjeçar, për të cilin punonte si pastruese për shtëpinë duke i thënë se vuante nga kanceri dhe se i duhej të bënte një operacion në tru për të hequr tumorin.

I moshuari i ve e kishte njohur shqiptaren në një restorant ku ajo punonte si kameriere. Policia ka arrestuar 24-vjeçaren me akuzën e vjedhjes.

Llega ka pretenduar se vuante nga një tumor në kokë dhe se i kishin mbetur dhe pak kohë për të jetuar.

Ndërkohë që ajo pretendonte se po kryente operacionin me 30 mijë dollarë që i kishte marrë amerikanit, shqiptarja ndodhej me pushime në Miami.

Gjithashtu, 84-vjeçari i ka paguar shqiptares për të paguar makinën, borxhet për shkollën dhe fatura të tjera.

Sipas policisë, Llega i ka marrë të moshuarit më shumë se 100 mijë dollarë gjatë tri muajve të fundit. Gjithashtu 84-vjeçari kishte kaluar në llogarinë e shqiptares dhe një shumë të ngrirë.

Policia ngriti dyshime për skemën e mashtrimit pasi një i afërm i viktimës raportoi për këtë çështje.

Shqiptarja do të akuzohet për vjedhje dhe ajo ka lënë peng 200 mijë dollarë për të fituar lirinë me kusht./ shqiptarja