Shqiptari vrau grekun në mes të Athinës për “nder” të motrës së tij

Ajo që fillimisht u raportua nga mediat greke si një sherr për taksinë, ka rezultuar se pas krimit në qendër të Athinës fshihej një histori tjetër. 27-vjeçari shqiptar mësohet se ka sulmuar për vdekje shtetasin grek, 47 vjeç pasi e pa duke folur me motrën e tij.

Lajme

01/02/2016 09:05

Shqiptari ka vërejtur grekun duke biseduar me motrën e tij në momentin që ka hyrë në lokal. Ai ka pritur deri sa 47-vjeçari të ngrihet për t’u larguar për ta sulmuar. Në momenti që shtetasi grek i është afruar një taksie ai e ka sulmuar pasi ka thënë disa fjalë.

Si armë i riu shqiptar ka përdorur çelësin e makinës, duke i dhënë disa të goditura në qafë dhe gjoks. Edhe pse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, pasi ajo ka ndodhur mëngjesin e të dielës, shumë pak media greke kanë raportuar mbi arsyen e vërtetë të ngjarjes.

43-vjeçari grek, i cili fillimisht nuk e ka kuptuar gjendjen e tij serioze, i ka kërkuar një taksie që ta dërgojë në spital. Ai ndërroi jetë pak para se të mbërrinte në dyert e spitalit.