Shqiptari që gatoi trahana për Ronaldon (Foto)

Gjatë disa ditëve pushim në një nga ishujt më piktoreskë të Greqisë, Mikonos, Cristiano Ronaldo është miqësuar me kuzhinierin shqiptar të hotelit.

ShowBiz

07/02/2016 16:17

Alsi Sinanaj e rrëfen kështu yllin e Realit të Madridit, shkruan Sport Ekspres: “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishe dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania”. “Një ditë – vijon Alsi – i fola për ushqimet tradicionale shqiptare.

Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej.

Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete”.