Shqiptari, kampion bote në Hokej (Foto)
Hokeisti shqiptar, Max Domi, ka arritur që të fitojë Kampionatin Botëror të hokejit në akull, me Përfaqësuesen e Kanadasë, e cila është më e fortë në këtë sport.

Sport
Max Domi e ka udhëhequr përfaqësuesen e Kanadasë drejt triumfit në Kampionatin Botëror të Hokejit në akull për juniorë.
Kanada, e cila njihet për këtë sport, ka arritur që ta mposhtë në finalen përfaqësuesen e Rusisë, me rezultat të ngushtë prej 5-4.
Përndryshe, Max Domi është i biri i ish-hokeistit të njohur shqiptar, Tie Domi, i cili është pensionuar në këtë sport.
Përndryshe, 19 vjeçari, Max Domi u lind dhe u rit në Kanada, mirëpo rrënjët e tij janë nga Shqipëria.