Shqiptari dëbohet nga Anglia, drejtonte disa ferma kanabisi dhe kishte 8 identitete

Një shqiptar me “tetë pseudonime” do të dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, pasi në banesën e tij u gjetën 10,000 paund të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Bota

01/12/2021 23:22

Edlir Ganoshi kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe “njihej” nga policia për faktin që kishte identitete të ndryshme.

32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani përballet me deportim pasi mijëra paund kesh u gjetën në vendin ku ai jetonte në prill të këtij viti.

Ganoshi ishte pjesë e një bande që kontrollonte disa ferma kanabisi të shpërndara në zona të ndryshme të vendit, e që sillnin rreth 2 milionë paund të ardhura çdo vit. Ky aktivitet kriminal mori fund në Prill të 2021-t, pas një operacioni që zgjati 10 muaj.

Ganoshi thuhet se mbikëqyrte bandën së bashku me Elidjon Pashallarin dhe Arber Ganoshin.