Shqiptarët shkëlqejnë në startin e EURO 2020

Futbollistët shqiptarë kanë qenë mbresëlënës për ekipet kombëtare të ndryshme gjatë ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.

Sport

27/03/2019 12:34

Gjatë ndeshjeve të marsit, shqiptarët shënuan rekord duke u treguar të saktë para portës për katër ekipe kombëtare të ndryshme, brenda tri ditëve.

Gjithçka filloi të dielën në mbrëmje, kur shqiptari që e përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Enis Bardhi, shënoi në barazimin 1:1 me Slloveninë, në kuadër të Grupit G për kualifikime në EURO 2020.

Vetëm 24 orë më vonë, edhe katër shqiptarë të tjerë u treguan të saktë para portës. Njëri prej tyre, Arbër Zeneli, e shënoi golin e vetëm të Kosovës në barazimin me Bullgarinë, e cila ishte gjithashtu e vlefshme në kualifikimet për EURO 2020.

Në të njëjtën kohë me Kosovën, edhe Shqipëria po e zhvillonte ndeshjen e saj kualifikuese për Kampionatin Evropian. Në këtë ndeshje, që përfundoi me rezultat 3:0 për kuqezinjtë, shënuan Armando Sadiku, Bekim Balaj dhe Amir Abrashi.

Ndërsa, mbrëmë Granit Xhaka shënoi gol për ekipin kombëtar të Zvicrës, duke u bërë shqiptari i katërt që shënon gol brenda tri ditëve në kualifikimet për EURO 2020. /Lajmi.net/