“Shqiptarët, shekuj me radhë kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetri”

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishter për festën e Pashkëve.

Lajme

21/04/2019 16:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, kanë zgjedhur që festën e Pashkëve, ta kremtojnë në familjen e ministrit, Pal Lekaj, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Haradinaj, ka thënë se, shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.

Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve.

Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve. /Lajmi.net/