Shqiptarët ngritën fluturaken me flamur para syve të Platinit (Video)

Emigrantët shqiptarë në Helsinki e ngritën një fluturake me flamurin e Shqipërisë Etnike pikërisht para ndërtesës ku po qëndronte presidenti i UEFA-s, Michel Platini. 

Sport

30/10/2014 21:25

Një numër i emigrantëve shqiptarë në Finlandë, kanë përcjell vizitën e presidentit të UEFA-s, Michel Platini në Helsinki dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë, që u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 në favor të nikoqirit.

Jashtë objektit ku po qëndronte Platini, u dëgjuan thirrje të ndryshme kundër tij, raporton “Lajmi.net”.

Mirëpo, kulmi i mbrëmjes ishte ngritja e një fluturake me flamurin e Shqipërisë Etnike – njësoj si ai gjatë ndeshjes në Beograd – pikërisht para objektit ku po qëndronte Platini.