Shqiptarët në komunizëm hanin mish katër herë në muaj (Foto)

Kjo copë e vogël letre ka qenë për 10 vjet rresht “ushqimi” i përjavshëm i shqiptarëve: gjëja më e rëndësishme në kuzhinën e tyre të varfër.

Fun

06/03/2016 23:11

Në vitin 1981, si pasojë e paaftësisë për të furnizuar tregun me ushqimet e nevojshme, Qeveria komuniste aplikoi një skemë racionimi, që e kishte provuar edhe pas luftës me triskat.

Skema quhej “Talloni”. Ajo ishte një copë letër që të lejonte çdo javë, në ditën e caktuar të merrje furnizimin me mish, sallam dhe gjalpë.

Talloni ishte një për familje, pavarësisht se sa e madhe dhe nga sa pjesëtarë përbëhej familja.

Çdo familje merrte një herë në javë mish sipas kësaj skeme:

– Javën e parë të muajit një kilogram mish derri i ngrirë dhe dy pako gjalpë nga 100 gramë secila.

– Javën e dytë, gjysmë kilogrami mish të grirë dhe gjysmë kilogrami sallam, plus dy pakot 100 gramëshe me gjalpë.

– Javën e tretë një pulë e ngrirë hungareze, thuajse një kilogram, plus dy pakot e gjalpit.

– Javën e fundit, varësisht mundësive, përsëritej një nga tri zgjedhjet e mësipërme.

Tallonat jepeshin në këshillin e lagjes dhe ishin me vulë. Talloni nuk tjetërsohej, nuk i jepej dot dikujt tjetër dhe nëse të humbiste nuk zëvendësohej. Talloni doli nga përdorimi në vitin 1991. /mapo/

Talloni