Shqiptarët në kampet hungareze s’po e shohin zgjidhje kthimin

Ikjen e kosovarëve nga shteti i tyre nuk po e ndalojnë as thirrjet e autoriteteve gjermane e austriake që po u thonë kosovarëve se për ta nuk do të ketë azil.

Lajme

01/03/2015 19:16

Shtatë shqiptarë të moshës se re kanë ikur Malisheva para disa ditësh, kur u mendua se edhe është ndërprerë vala e emigrimit ilegal.

KTV ka biseduar në telefon me Durim Bytyqin nga kjo komunë, i cili tregon se me gjithë vështirësitë që po ballafaqohet në kampin hungarez, ai nuk e sheh zgjidhje kthimin në Kosovë.

Bytyçi ka treguar se janë rreth 100 të rinj meshkuj nga Kosova që gjenden në kampin hungarez. Ai pohoi se autoritetet hungareze atij dhe shokëve me të cilët gjendet në kamp ua kanë caktuar një masë qëndrimi prej 2 javësh.

Por, sipas tij, sapo të përfundojë kjo periudhë qëndrimi në këtë kamp, do t’ia mësyjë sërish Gjermanisë, ndërkaq theksoi se ata që kanë një punë të përhershme dhe një pagë të qëndrueshme në Kosovë nuk ia vlen ta marrin këtë rrugë, raporton KTV.