Shqiptarët mposhtin Serbinë

Albian Ajeti shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 të Zcvicrës në miqësoren ndaj Serbisë

Sport

23/04/2015 19:31

Në ndeshjen për moshën U-18, Albian Ajeti (vëllai Arlind Ajetit të Kombëtares sonë) shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 të Zcvicrës në miqësoren ndaj Serbisë, raporton “Sportal.al”.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën shënuan me radhë Dimitri Oberlin, Albian Ajeti dhe Roberto Emanuel Oliveira, duke i çuar shifrat në 3-0.

Pak nga fundi i ndeshjes, serbët shënuan golin e nderit me anë të Nikola Çuckiç (3-1). Në ndeshjen e parë midis dy ekipeve (21 prill) të mbyllur 1-1, golin për zviceranët e shënoi shqiptari Arxhend Cani.

Andi Zeqiri shënoi në ndeshjen e parë U-16 midis Serbisë dhe Zvicrës (21 prill) të mbyllur me rezultatin 1-1 të luajtur në Stara Pazova të Serbisë. Talenti Zeqiri shënoi në minutën e 32-të (Serbia barazoi në të 44’).