Shqiptarët kapen me narkotik, arrestohen nga policia italiane

Policia italiane ka konfiskuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë nga dy shqiptarë.

Lajme

27/06/2018 21:16

Sipas mediave italiane shqiptarët jetonin në Bolzano, shkruan albinfo.ch. Njëri nga shqiptarët e arrestuar kishte thyer urdhrin e arrestit shtëpiak.

Shqiptarët u kapën me lëndë narktoike deri po udhëtonin me automjet ndërsa policia i kishte ndaluar për kontroll rutinor

Lënda narkotike e llojit kokainë ishte gjetur në ulësen e pasagjerit, ndërsa është raportuar se në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur edhe pajisje të tjera të cilat përdoren për paketimin e lëndëve narkotike.

Të dy shqiptarët janë dërguar në parburgim ndërsa ndaj tyre janë hapur procedurat për trafik droge.