Shqiptarët jetonin edhe në Bullgarinë veriore

Profesori i gjuhës shqipe në Katedrën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, Anton Pançev tha se në Bullgarinë veriore dikur jetonin shumë shqiptarë. Kështu tha ai në një tubim të shkrimtarëve kosovarë me këtë albanolog që u zhvilluan në Prishtinë. 

Lajme

04/09/2014 21:00

Në shekullin e 15-ë ka pasur shumë vendbanime shqiptare, kryesisht në Bullgarinë veriore, si për shembull në vendin Arbanasi, tha profesori bullgar, duke shtuar se tash  kanë mbetur vetëm toponimet, pasi që shqiptarët janë shpërngulur nga ai vend.

Derisa shqiptarët e atëhershëm të kësaj pjese nuk kanë qenë ortodoks, ata në pjesën jugore kanë qenë shqiptarë ortodoks, por që tash numri i tyre është zvogëluar dukshëm.

Pançev rekomandoi të vizitohen shqiptarët e mbetur në jug, në një fshat të Bullgarisë, i cili gjendet në kufi me Greqinë, banorët e të cilit janë duke u munduar të zhvillojnë turizmin.

Albanologu bullgar tha se afrimi dhe bashkëpunimi shqiptaro- bullgar më së miri mund arrihet në fushën e letërsisë, por nuk përjashton edhe bashkëpunimet në fushat tjera, duke përmendur kështu një varg aktivitetesh të përbashkëta.