Shqiptarët e kritikuan për trupin, Enca Haxhia i del në krah Bebe Rexhës

Enca e mbështet publikisht Beben, pas mesazheve ofenduese që mori na shqiptarët,

ShowBiz

23/04/2021 17:29

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha, shumë herë flet me krenari për linjat trupore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Bebe kishte publikuar një video në bikini të zeza, në të cilën tregoi format trupore, duke thënë se kishte shtuar peshë.

Por, në videon ku ekspozoi format trupore, ajo pranoi komente të panumërta nga shqiptarët, të cilët e kritikuan dhe ofenduan lidhur me këtë paraqitje.

Artistja publikoi disa prej atyre mesazheve të shqiptarëve dhe ndër të tjera u shpreh “Në shumicën e komenteve në shqip thuhet se unë jam një lopë, që trupi im është i shpifur dhe në kulturën shqiptare, në vend që ne të shtyjmë njëri-tjetrin përpara, ne e ulim njëri-tjetrin poshtë. Pyes veten se sa vajza shqiptare më të suksesshme mund të jenë, nëse nuk do t’i ulnim poshtë, thjesht po them”.

Pas gjithë kësaj, reagoi këngëtarja Enca Haxhia, e cila e mbështeti publikisht Beben, duke postuar videon e saj në Instagram.

“Normalizoni trupat e vërtetë dhe të shëndetshëm”, shkruan këngëtarja sipër fotos. /Lajmi.net/