Shqiptarët dënohen në Kroaci për marihuanë
Katër shqiptarë nga Durrësi janë dënuar në gjykatën e Splitit, në Kroaci, me 16 vjet burg për shkak të kontrabandimit të 60 kilogramëve të marihuanës.

Katër shqiptarë nga Durrësi janë dënuar në gjykatën e Splitit, në Kroaci, me 16 vjet burg për shkak të kontrabandimit të 60 kilogramëve të marihuanës, raporton index.hr.
I akuzuari kryesor Ardit Peuli është magjistër i ekonomisë, kurse të diplomuar janë edhe Istref Vojdulla dhe Bruno Doraci. I pari është menaxher në seksionin e kulturës, ndërsa i dyti në atë të ndërtimtarisë.
Të akuzuarit janë mbrojtur me heshtje, por i akuzuari i katërt Miklovan Xhafa, ka vendosur ta marrë tërë fajin mbi vete.
Gjykata nuk i ka besuar, duke i dënuar të katërtit me nga katër vjet burg.